Polonia, 4.2 milionë arsye për të eliminuar Kombëtaren dhe të kualifikohet në Botërorin 2026
Mike Maignan rrëfehet në një dokumentar të titulluar ‘Beyond the Magic’ duke përshkuar rrugëtimin e tij në aspektin personal dhe profesional. E përditshmja ‘Tuttosport’ solli një fragment të këtij rrëfimi të portierit francez gjatë të cilit ai premtoi besnikëri.
‘Milani është vendi ku bota më njohu-tregon Maignan-duhet të vish këtu për të kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh këtë fanelë. Kur luajmë shihet madhështia e klubit. në momentin që vijmë në Milanello duhet të japim maksimumin për fëmijët, për gjyshërit, për atë që është tifoz i Milanit prej brezash. Ky është shpirti ynë dhe ky është motivi që unë do të jem milanist për jetë’
Maignan në dokumentar foli edhe për sezonin e ri dhe ardhjen e Massimiliano Allegrit në skuadër.
‘E vërteta është se erdha me një dëshirë të madhe për revanshin ndaj vitit të kaluar-vijon Maignan-ky ka qenë mendimi im që nga fillimi i sezonin dhe është edhe sot e kësaj dite. Allegri? Është një trajner që për menaxhimin e skuadrës dhe sjelljen në fushë, është ndër më të mirët
Top Channel