Mashtroi klienten dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me pretekstin se do e ndihmonte me traumat e fëmijërisë, 11 vite burg për psikologun 77-vjeçar në Angli

13/03/2026 21:37

Një terapist 77-vjeçar në Britani është dënuar me 11 vjet burg për pasi ka mashtruar me pretekstin e përdorimit të një terapie të re te një kliente 40-vjeçare e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Sipas Daily Mail, Gerald Peck, një psikolog nga Brighton, shfrytëzoi pozicionin e tij si terapist për të abuzuar seksualisht me një grua që i kishte besuar atij për ta ndihmuar të përballonte depresionin dhe dhimbjen e saj fizike.

Sipas raportit, viktima e kishte kërkuar autorin e krimit pasi kishte parë reklama që e reklamonin atë si një “terapist privat të trupit dhe energjisë”. Megjithatë, kur u caktua takimi i parë, ajo u surprizua kur Peck i tha se kontakti lëkurë me lëkurë ishte thelbësor për të rikthyer shëndetin e saj dhe se kontakti intim, do të ishte e vetmja mënyrë për ta lehtësuar atë nga traumat që ajo tha se i kishte mbajtur që nga fëmijëria.

Terapisti 77-vjeçar u akuzua dhe u dënua për pesë akuza për abuzim seksual dhe u dënua me 11 vjet burg. Në të njëjtën kohë, u mësua se ai ishte skualifikuar nga ushtrimi i profesionit të tij që nga viti 1980.

Nga ana e tyre, policia vuri në dukje forcën dhe guximin e viktimës, gjë që ndihmoi në sigurimin e dënimit të Peck dhe theksoi nevojën për kufij të qartë dhe etikë në marrëdhënien terapeutike.

Një zëdhënës i autoriteteve tha: “Trimëria dhe vendosmëria e viktimës ishin thelbësore në marrjen e një dënimi për sulm të rëndë seksual nga një terapist kundër klientit të tij. Forca e saj solli përgjegjësi dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së kufijve të qartë etikë në marrëdhëniet terapeutike.”

Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se qëndrueshmëria e viktimës gjatë këtij procesi ishte thelbësore për zbulimin e së vërtetës dhe gatishmëria e saj për të folur ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit në të gjithë sektorët e shërbimeve shëndetësore, duke siguruar që raporte të ngjashme të njihen dhe të trajtohen në mënyrë më efektive në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB