Formula 1/ Alpine, Flavio Briatore pranon: Jemi në tratativa me Mercedes
Sezonin 2026 të Formula 1 pritet të përjetojë ndryshime të mëdha, pasi dy garat e parashikuara në Bahrein dhe Arabinë Saudite gjatë muajit prill janë anuluar, duke ulur numrin e garave për këtë sezon në 22.
Bahreini ishte planifikuar të organizonte rundin e katërt të sezonit më 10-12 prill, ndërsa java tjetër, më 17-19 prill, garat duhej të zhvilloheshin në Xhedah të Arabisë Saudite. Të dyja vendet janë ndër shtetet e Gjirit që u prekën nga sulmet iraniane si hakmarrje ndaj sulmeve ajrore amerikano-izraelite, në kuadër të konfliktit rajonal.
Sipas burimeve të Sky Sports News, garat në Lindjen e Mesme do të anulohen dhe nuk do të zëvendësohen në kalendarin e ngjeshur të Formula 1 nga marsi deri në dhjetor, duke lënë sezonin me 22 fundjava garash.
Siguria mbetet shqetësimi kryesor i Formula 1 dhe FIA, ndërsa situata në Lindjen e Mesme nuk ka përmirësuar ditët e fundit. F1 dhe FIA kanë refuzuar të komentojnë për këtë çështje.
Me mungesën e garave në prill, do të ketë një ndërprerje pesë-javore në kalendar, midis Çmimit të Madh të Japonisë, rundit të tretë të sezonit më 27-29 mars, dhe Çmimit të Madh të Majamit më 1-3 maj.
Aktualisht, Formula 1 ndodhet në Shangai për Çmimin e Madh të Kinës, ku George Russell ka arritur pole position për Sprintin e së shtunës në orën 03:00, ndërsa kualifikimet e plota dhe gara e së dielës do të zhvillohen në orën 07:00.
Top Channel