Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku bën kërkesë penale në Gjykatën e Posaçme.

Duke ju referuar burimeve zyrtare, gazetarja Anila Hoxha raporton se sot në orën 15 gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Cela do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Ballukut, të cilët kërkojnë shuarje të masës së pezullimit nga detyra, pasi sipas tyre kjo masë nuk ka objekt.

Kërkesa e avokatëve vjen në kohën kur pak ditë më parë gjyqtarja e Apelit të Posaçëm la në fuqi pezullimin e Ballukut, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin.

Por kjo masë, ndonëse u la në fuqi, nuk ka objekt sipas avokatëve, pasi Balluku nuk është më as zv.kryeministre dhe as ministre.

Ndërkohë, për kërkesën tjetër të Ballukut, e cila i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për shfuqizim të masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit, gjykata ka caktuar si relator gjyqtarin e lartë Ilir Panda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB