I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, mjeku toksikolog në ‘Goca dhe Gra’: Duhet të flasim më shumë për shëndetin mendor

13/03/2026 22:14

Këtë të premte në qytetin e Lezhës janë mbajtur homazhe në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila u vetëflijua pasi piu fostoksinë pas dhunës nga ish-bashkëshorti.

Në një lidhje telefonike për ‘Goca dhe Gra’, mjeku toksikolog Andrin Tahiri ka sqaruar me detaje pasojat e asaj që ai e quajti ‘helmi vdekjeprurës’.

Mjeku sqaroi se fostoksina është një ilaç që përdoret për brejtësit, dhe gazi që ai çliron është vdekjeprurës.

Ai shpjegoi se vendi ynë dhe India janë dy nga shtetet që kanë përdorim të gjerë të fostoksinës për të kryer akte të tilla.

“Ai ilaç përdoret për brejtësit dhe është një helm vdekjeprurës. Fostoksina çliron një lloj gazi që është helmues dhe ka pasoja kërcënuese për jetën. Ky produkt shitet në farmaci bujqësore dhe duhen vendosur disa kritere rigoroze për përdorimin e tij.

Problemi lidhet edhe me çështjet e shëndetit mendor. Edhe në vendin tonë, ashtu si në Indi, ka një përdorim të gjerë të fostoksinës. Në shtetet e tjera ajo është shumë më e kontrolluar, mënyra se si merret dhe shpërndahet është e rregulluar.

Nga eksperienca jonë klinike rezulton se shumë persona që marrin një vendim në moment, më pas pendohen, por atëherë është tepër vonë”, u shpreh mjeku toksikolog.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB