Conference League/ AEK-u i Strakoshës dhuron spektakël, triumfon me katër gola në transfertë, Fiorentina ‘nderohet’ në fund
Jean-Philippe Mateta është rikthyer.
Gati dy muaj pas paraqitjes së tij të fundit (25 janar) dhe afatit kalimtarë të fundit të transferimeve ku ai ishte shumë pranë kalimit tek Milani, sulmuesi i Crystal Palace u rikthye në aksion mbrëmjen e djeshme në Ligën e Konferencës.
I joshur dhe i braktisur nga Milan-i, i cili u tërhoq na blerja e tij pas dështimit në kontrollet mjekësore (dhe që me sa duket ishte një pretendim i drejtë i kuqezinjëve), sulmuesi i lindur në vitin 1997 u rikthye për një periudhë të shkurtër në ndeshjet e kupave të Europës.
Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, e futi francezin në fushë në minutën e 77-të në ndeshjen që përfundoi barazim 0-0 përballë AEK Larnacas të Qipros. Mateta luajti pak më shumë se trembëdhjetë minuta, një shans për të rifituar vetëbesimin përpara pjesës së fundit të sezonit.
Top Channel