Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore Në vetëm 70 ditë e para të vitit ka pasur mesatarisht 11 aksidente automobilistike në ditë përfshirë këtu ato me biçikletë apo dhe monopate ndonëse nuk lejohet të lëvizet me to.
“Janë gjithsej mbi 3406 aksidente nëse do të përfshinim edhe ato në shtëpi, rënien nga lartësitë. Por për 5 kryesorët siç janë aksidentet, me makinë, motor, biçikletë, monopate janë afërsisht në 70 ditë 736 aksidente që i bie mesatarisht 11 në ditë”, shprehet drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare bën thirrje për kujdes të shtuar në respektimin e rregullave të qarkullimit pasi me zgjatjen e ditës dhe ngrohjen e motit rritet dhe lëvizja me makina dhe për pasojë rriten aksidentet.
Përveç shtimit të kontrollit në rrugë, Dr.Brataj e vë theksin në ndergjegjjen individuale për të ruajtur edhe jetën e dikujt tjetër.
Top Channel