Ankimoi kundër lënies në arrest me burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

13/03/2026 15:12

Gjykata Kushtetuese shpalli sot vendimin për çështjen me kërkues Ilir Beqaj, i cili kishte paraqitur ankim kushtetues individual kundër vendimeve gjyqësore për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, raporton gazetarja Anila Hoxha

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e tij.

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE:

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

Rrëzimin e kërkesës.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB