Tottenham në kaos/ Tudor pranë shkarkimit, zbulohet trajneri që do ta zëvendësojë në stolin e Spursave
Ish-mbrojtësi i Chelsea-s, Michael Duberry, ka zbuluar se fitoi Kupën e Kupave pavarësisht se luante gjatë gjithë ndeshjen pa mundur të lëvizë gjysmën e fytyrës, pas diagnostikimit me ‘Bell’s Palsy’ vetëm disa javë përpara finales.
Duberry, tani 50 vjeç, tregoi për eksperiencën në podcastin SACKED!, duke e cilësuar këtë sfidë si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij të hershme.
“Unë isha 21 vjeç dhe në kulmin e formës sime. Pak para finales, u diagnostikova me Bell’s Palsy, që në thelb është si një mini-ischem në njërën anë të fytyrës. Nuk mund të lëvizja gjysmën e fytyrës dhe ndihesha i tmerruar,” rrëfeu Duberry.
Pavarësisht kësaj, ai arriti të bindë trajnerin Gianluca Vialli se ishte i gatshëm për startin dhe luajti titullar në finalen kundër Stuttgart, e cila u mbyll 1-0 në favor të Chelsea-s në Stockholm. Duberry theksoi se motivimi i tij ishte të mos dukej si pika e dobët e ekipit, edhe pse përballë kishte lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare.
“Gjatë festimeve, gjithmonë shoh atë foto dhe pyes njerëzit çfarë shohin. Ata thonë ‘lavdi, fitoren’. Unë them: ‘Qëndrueshmëri’. Sepse fytyra ime tregon gjithë luftën dhe vendosmërinë që kërkonte të kaloja sfidën e Bell’s Palsy-së,” shtoi ai.
Top Channel