Jurgen Klopp është një prej trajnerëve, emri i të cilit është lidhur shpesh me atë të Realit të Madridit. Por nga Gjermania vijnë lajme që e largojnë teknik 58 vjecar nga kryeqyteti spanjoll dhe e afrojnë me një tjetër pankinë, por jo të një klubi, por për atë të kombëtares gjermane.

Sipas të përditshmes ‘Bild’ përgjegjësit e Red Bull kanë frikë se Klopp do të lërë vendin e tij si drejtor i futbollit për të qenë trajneri i Die Mannschaft pas Botërorit të këtij viti për të zëvendësuar Julian Nagelsmann i cili ka një kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit deri në përfundim të Evropianit të vitit 2028.

E përditshmja e njohur gjermane, duke cituar burime pranë trajnerit gjerman, thekson se Klopp nuk dëshiron të jetojë me stresin e përditshëm të një klubi dhe për këtë arsye Reali i Madridit është një opsion i përjashtuar. Zërat rreth tensioneve mes Red Bull dhe Jurgen Klopp janë shtuar në muajt e fundit, por komopania austriake e ka mohuar ekzistencën e një krize mes palëve e aq më teper largimin e Klopp nga posti i tij.

Jurgen Klopp është një prej trajnerëve që pëlqehen më shumë nga drejtuesit më të lartë të Realit të Madridit, por duket se ai i largohet pankinës në Bernabeu, të paktën kështu thotë media gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB