Champions League/ Penalltia për Arsenalin në minutën e 90 ‘tërbon’ rrjetet sociale
Liga e Kampioneve e 2026 dha një verdikt në ndeshjet e para në 1/8 e finaleve; ‘fuqia’ e Premier League për momentin është një iluzion. Me 6 skuadra që përfaqësojnë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, asnjë prej tyre nuk ka mundur të fitojë.
Goditjen më të rëndë e mori pikërisht Manchester City që doli me kocka të thyera nga Santiago Bernabeu pasi Reali i Madridit e mposhti me rezultatin 3-0. Rezultati do të ishte akoma më i rëndë nëse Vinicius nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Shoqëri skuadrës së Citizens i bën edhe Chelsea që humbi me rezultanin 5-2 ndaj Paris Saint Germain, skuadrës kampione në fuqi të Evropës, kurse Arsenali barazoi 1-1 me Bayer Leverkusen pas një penalltie shumë të dyshimtë të akorduar në minutën e 90 në favor të Topçinjve
Mesjava e errët e skuadrave të Premier League në Champions vijin me rënien e Liverpool në Stamboll në ndeshjen ndaj Galatasaray e sidomos me goleadën e pësuar nga Tottenham që humbi 5-2 ndaj Atletico Madrid. E vetmja skuadër që u përball sic duhet me kundërshtarin ishte Neëcastle që mori një barazim mëse të merituar ndaj Barcelonës me këtë të fundit që vuajti jo pak në St.James Park.
Por ndërsa klubet angleëze kërkojnë shpjegime, bayerni i Mynihut vijon të trembë me goleadën e tij ndaj Atalantës ndërsa Bodo/Glimt vazhdon të shkruajë emrin e tij në librin e historisë së kompeticionit duke fituar 3-0 ndaj Sporting Lisbonë. Javën e ardhshmë do të luhen sfidat e kthimit ku në lojë do të jetë kryesisht krenaria e Premier League.
Top Channel