Sfida mes Spanjës dhe Argjentinës duket se do të luhet në Madrid. Sipas të përditshmes AS, orët e fundit të bisedimeve për ndryshimin e stadiumi të Finalissima, e parashikuar të luhet në 27 mars në Doha, kanë dhënë si rezultat transferimin e sfidës në Spanjë dhe më konkretisht në Santiago Bernabeu, që në këtë moment është impianti favorit për të pritur këtë sfidë shumë të rëndësishme

Ngjarjet e fundit në Doha me dronë dhe raketa balistike të interceptuara nga forcat e armatosura të Katarit, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e Finalissima dhe 5 ndeshjeve të tjera mes të cilave edhe miqësoren mes Spanjës dhe Egjiptit. Dhe këtu nis aktivizimi i klauzolës për anulimin e tyre.

Edhe pse u përfolën edhe alternativa të tjera si Roma apo Lisbona, UEFA dhe CONMEBOL mendojnë se Madridi dhe ‘Santiago Bernabeu’ janë alternativat më të mira për një event të këtij dimensioni sic është sfida mes Spanjës dhe Argjentinës. Gjithnjë sipas AS, vendimi është marrë dhe mungon zgjidhja e detajeve të vogla për sigurinë dhe aspekte të tjera. po kështu është gjetur hapësirë edhe për ndeshjet e tjera.

Në faktm në të njëjtën ditë me Finalissima në program, po në Madrid, do të luhet edhe përballja mes Marokut dhe Ekuadorit, por në Metropolitano dhe kjo bën që autoritetet policore në Spanjë të diskutojnë për masat e sigurisë. kryeqyteti spanjoll është në gjendje që të përballojë evente të një magnitude të tillë në të njëjtën ditë, por gjithçka duhet të jetë e organizuar.

Kujtojmë se në 2018, Santiago Bernabeu priti me urgjencë ndeshjen e kthimit në finalen e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Junior pas incidenteve që ndodhën në Buenos Aires. Në atë kohë, edhe pse koha në dispozicion ishte e shkurtër, u shënua një sukses organizativ që përbën një garanci absolute në sytë e organizatave të ndryshme

Herën e fundit që Spanja ka luajtur në Santiago Bernabeu ka qenë në mars të 2024 në një miqësore me Brazilin e mbyllur me barazimin 3-3. Edhe ndeshja e fundit e La Roja ndaj Argjentinës ka qenë në Madrid, por në Metropolitano, në mars të 2018 dhe e përfunduar me rezultatin 6-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB