Në orët e fundit në median spanjolle u fol për një lëvizje të një prej kandidatëve për president të Barcelonës, Victor Font për Erling Haaland që shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski.

Sipas të përditshmes ‘Sport, njerëzit e Font, mes të cilëve Drejtori Sportiv i ardhshëm, Xavier Aguilar, kanë takuar Shefin Ekzekutiv të Manchester City, Ferran Soriano dhe drejtuesin Hugo Viana për të diskutuar transferimin e norvegjezit edhe pse Haaland ka me Citizens një kontratë deri në 2034.

Lëvizja, që supozohet  të spostojë ekuilibrat elektorale ndaj rivalit Joan Laporta, u konfirmua nga burime pranë stafit të kandidatit kishte deklaruar hapur: ‘Drejtoria Sportive është mëse aktive, po punojmë për t’i ofruar gjëra të rëndësishme Hansi Flick’

Edhe pse mbetet dyshimi nëse kjo lëvizje është një tratativë reale apo një strategji gjeniale propagandistike, ky takim vërteton  vullnetin e Barcelonës për t’u kthyer të dominojë futbollin botëror me një investim faraonik, duke përfituar edhe nga zërat për një largim të parakohshëm të sulmuesit nga Premier League

Ndërkaq, ka ardhur menjëherë përgënjeshtrimi nga vetë agjentja e futbollistit, Rafaela Pimenta nëpërmjet një interviste për ‘El Chiringuito’

‘Ushqejmë shumë respekt dhe admirim për Barcelonën, por nuk ka pasur asnjë kontakt, as me Haaland, as mes agjentit të tij e Barcelona dhe as me ndonjë prej kandidatëve në lidhje me një transferim të tij-tha Pimenta

Edhe vetë Victor Font ka shprehur skepticizëm në lidhje me blerjen e Haaland nëse ai fiton zgjedhjet. ‘Në një periudhë afatshkurtër, kjo lëvizje nuk është e praktikueshme-tha Font-vitin e kaluar ai rinovoi kontratën për shumë vjet. Por jam shumë i bindur se këto kontrata 10-vjeçare rrallëherë respektohen deri në fund. Gjithçka është e mundur dhe ne duhet të jemi të përgatitur në rast se një futbollist i këtij kalibri që ka deklaruar se e do Spanjën dhe Camp Noun, e bën lëvizjen e tij’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB