Europa League/Bologna dhe Roma e mbyllin në barazim, Olimpico do përcaktojë çerekfinalisten
Rayo Vallecano bën një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale të Conference League. Skuadra spanjolle ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ivan Balliu fitoi në transfertën turke me Samsunspor me rezultatin 3-1 dhe do të luajë më i qetë në sfidën e kthimit në Vallecas.
Alemao i dha avantazhin skuadrës së Rayo Vallecano me golin e shënuar në minutën e 15, por Samsunspor u kundërpërgjigj me Marius që barazoi shifrat në 1-1. Pak para fundit të pjesës së parë Garcia riktheu Rayon në avantazh duke e çuar rezultatin në 2-1, ndërsa në minutën e 78 Alemao plotësoi dygolëshin personal duke fiksuar rezultatin 3-1 për skuadrën spanjolle.
Edhe Shakhtar Donetsk hedh një hap të madh drejt çerekfinaleve të kompeticionit me skuadrën ukrainase që fitoi në Poloni ndaj Lech Poznan me rezultatin 3-1. Marlon Gomes zhbllokoi rezultatin për Shakhtar në minutën e 36, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë, Neëerton dyfishoi shifrat për ukrainasit duke e çuar rezultatin në 2-0. Lech Poznan rihapi llogaritë e sfidës në minutën e 70 kur shkurtoi diferencën në 2-1 me Ishak, por Shakhtar Donetsk shënoi sërish këtë radhë me Isaque Silva për të fiksuar fitoren 3-1 të tij.
Jashtë fushës së tij fitoi edhe Strasbourg që mundi Rijekën në Kroaci me rezultatin 2-1 duke marrë një avantazh të konsiderueshëm për sfidën e kthimit. Panichelli dhe Godo ishin ata që shënuan të dy golat për skuadrën franceze nga një për çdo pjesë. Rijeka vetëm sa ngushtoi diferencën në 2-1 me Majstorovic.
Edhe Alkmaar e fitoi ndeshjen e saj në shtëpi ndaj Spartës së Pragës me rezultatin 2-1. Parrot ishte protagonisti i skuadrës holandeze pasi ishte autori i të dy golave të saj, ndërkohë që Sparta e Pragës shënoi golin e barazimit të përkohshëm në 1-1 me Vojta. Ndeshjet e kthimit si në Conference League ashtu edhe në Europa League do të luhen javën e ardhshme dhe do të transmetohen në platformën Digitalb
Top Channel