Champions League/ Penalltia për Arsenalin në minutën e 90 ‘tërbon’ rrjetet sociale
12/03/2026 10:23
Pasi regjistroi vetëm fitore në Fazën e Ligës, Arsenali barazoi në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, atë me Bayer Leverkusen.
Ishte një barazim që erdhi në minutën e 90 me një penallti të ekzekutuar nga Kai Havertz, një 11 metërsh që tërboi tifozët në rrjetet sociale.
Madueke, që u aktivizua në pjesën e dytë, ra në zonë pas një kontrasti me Tillman, por në imazhet duket se lojtari i Bayer Leverkusen në rrëshqitje e sipër nuk prek as topin e as këmbën e Maduekes, që në hedhje e sipër e godet Tillman dhe rrëzohet duke e ekzagjeruar.
Arbitri turk, Meler akordon penallti dhe sistemi VAR nuk ndërhyn duke ndezur zemërimin e tifozëve në internet.
Top Channel