Sa kushtojnë veshjet e Edi Ramës? Sipërmarrësja në “Top Story”: Me stilistë që nuk i njohim, kollaret e tij…

11/03/2026 22:56

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, u diskutua për veshjet e pazakonta të politikanëve në Shqipëri.

Sipërmarrësja Ester Nuriu teksa komentoi veshjet e kryeministrit Edi Rama u shpreh se ai luksin e gjen tek cilësia më shumë se te markat e tyre, që sipas saj janë marka që njihen shumë.

“Mendoj që veshjet e Ramës janë të shtrenjta, janë të shtrenjta, ka shumë marka që nuk njihen, pra as emrin nuk ja themi në mënyrën ekzakte sepse nuk janë marka të ‘bërtitura’. Nëse flasim për T-shirt që janë pak më “oversize” apo të gjëra, e kanë luksin tek cilësia dhe kryeministri për këtë ka luftuar, mendoj unë me mënyrën e veshjes së tij, se si ai ka përdorur cilësinë, që nga kollaret, ato xhaketat pak më të ndryshme”, u shpreh Ester Nuriu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB