E papritur, FIFA redukton buxhetin e Botërorit me 100 milion euro…
‘Ylli’ portugez, Cristiano Ronaldo, po punon intensivisht për t’u rikuperuar nga dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë, të pësuar më 28 shkurt në ndeshjen e Al Nassr kundër Al Fayha FC. Sulmuesi 41-vjeçar ndodhet aktualisht në Madrid, ku po ndjek një program.
Sulmuesi 41-vjeçar ndodhet aktualisht në Madrid, ku po ndjek një program të specializuar rikuperimi me synimin për t’u kthyer sa më shpejt në fushë. Së fundmi, kapiteni i Portugalisë publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke përdorur një pajisje të veçantë që mbulon të gjithë këmbën. Bëhet fjalë për pajisjen Cryo Sport, një teknologji e krijuar për të përshpejtuar rikuperimin fizik të sportistëve. Pajisja tregtohet nga marka AVACR7, një bashkëpunim mes kompanisë Advanced Recovery for Athletes dhe vetë Ronaldos, i cili është edhe investitor në këtë projekt të themeluar në vitin 2022 nga sipërmarrësi brazilian Rodrigo Santana.
Cryo Sport funksionon përmes një sistemi presioni ajri që ndihmon në uljen e lodhjes muskulore dhe në kufizimin e ngërçeve pas ndeshjeve. Gjithashtu, pajisja ndihmon në reduktimin e ënjtjes, dhimbjeve dhe shqetësimeve të tjera fizike. Kjo teknologji është përdorur edhe nga klube të ndryshme sportive, si p.sh. Botafogo. Sipas faqes zyrtare të markës, çmimi i këtij aparati arrin në rreth 5.497 euro.
Trajneri i Al Nassr, Jorge Jesus, ka bërë të ditur se dëmtimi i Ronaldos është më serioz sesa ishte menduar fillimisht. “Pas ekzaminimeve u kuptua se dëmtimi ishte më i rëndë. Ai ka nevojë për pushim dhe trajtim në Madrid me specialistin që punon prej kohësh me të. Shpresojmë të rikthehet sa më shpejt për të ndihmuar ekipin”, deklaroi tekniku portugez.
Koha e parashikuar e rikuperimit është rreth katër javë, çka do të thotë se prania e Ronaldos në grumbullimin e ardhshëm të Portugalisë mund të jetë në dyshim. Kombëtarja portugeze ka planifikuar dy miqësore në fund të marsit, kundër Meksikës, më 29 mars, dhe Shteteve të Bashkuara, më 31 mars, ndeshje që shërbejnë si pjesë e përgatitjeve për FIFA World Cup 2026.
Top Channel