Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, kampionati i futbollit në Katar është gati të rinisë. Qatar Stars League, që u ndërpre në fillim të këtij muaji do të rinisë këtë të enjte me ndeshjet e javës së 18 që fillimisht ishin parashikuar të luheshin javën e kaluar.

Liga e Futbollit në Katar ka përpiluar një protokoll për të garantuar mbrojtjen e të gjithë personavë të përfshirë në një ndeshje futbollit, futbollistë, stafe teknike dhe drejtuesit. ‘Këto janë kohë të vështira dhe të paprecedentë për vendin tonë-tha presidenti i Ligës, Hani Ballan-jemi mirënjohës që jetojmë në një prej vendeve më të sigurta në botë, me sisteme solide për t’u mbrojtur në situata si kjo’.

Tani mbetet të kuptohet nëse rifillimi i aktiviteteve futbollistike do të mjaftojë për të garantuar edhe zhvillimin e ‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës, e programuar të luhet në 27 mars në Doha. E pagëzuar si ‘finalissima’, në këtë ndeshje do të vihen përballë skuadra kampione e Evropës, Spanja dhe ajo e Amerikës Latine, Argjentina. Ndeshja është programuar të luhet në orën 21:00 të 27 marsit ne Stadiumin Lusail. Argjentina, kampionia në fuqi e botës, ka fituar edicionin e parë të Finalissima në 2022 duke mundur Italinë 3-0 në Ëembley të Londrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB