Inter, Piero Ausilio në stadium për Atalanta-Bayern, nga Goretzka te Carnesecchi, emrat e merkatos zikaltër

11/03/2026 20:20

Spektaklin e Bayernit ndaj Atalantës në Neë Balance në mbrëmjen e së martës e ndoqën nga shkallët e stadiumit edhe Piero Ausilio e Dario Baccin me dy drejtuesit e Interit që padyshim do kenë pasur në mendje edhe merkaton e transferimeve në këtë vizitë në impiantin bergamask.

Janë disa emra që klubi zikaltër ka vënë në listën e dëshirave dhe në krye të kësaj liste është Leon Goretzka. Mesfushori gjerman do të largohet nga Bayerni në muajin qershor me parametra zero për të provuar një eksperiencë jashtë Gjermanisë. Transferimi i tij në Itli është më shumë se një mundësi, por edhe Arsenali është aty.

Në Serie A, zikaltrit po e ndjekin Goretzkan, por edhe Napoli, Juventus dhe Milani nuk mbeten pas. Po kështu në listën e dëshirave është edhe Serge Gnabry, por ky i fundit më shumë se një opsion është një ëndërr, kjo edhe për faktin se Gnabry në shkurt rinovoi me Bayernin e Mynihut deri në 2028

Ndërsa te Atalanta, spikat emri i Carnesecchi. Ausilio e ndjek prej kohësh portierien e skuadrës bergamaske teksa e konsideron si zëvendësuesin ideal të Sommer. Duke shkuar pak më para, sytë e Interit shkojnë te Hien të cilin Atalanta e mori nga Verona në 2024 duke u shndërruar menjëherë një element i rëndësishëm i bergamaskëve. Për 27 vjeçarin mund të bëhet një tentativë në verë duke qenë se Interi mund të humbasë si De Vrij ashtu edhe Acerbin. Lista e futbollistëve në vëmendje të Interit pasurohet edhe me emrat e Scalvinit dhe Ederson që prej kohësh kanë qenë në orbitën e klubit milanez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB