Përgatitjet për Botërorin 2026, që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, po përballen me një ndryshim të rëndësishëm financiar.

FIFA ka vendosur të reduktojë mbi 100 milionë dollarë nga buxheti operativ i dedikuar për organizimin e turneut. Ky vendim do të ndikojë në uljen e shpenzimeve në disa fusha kyçe, përfshirë sigurinë, logjistikën dhe aksesin për tifozët. Ky ndryshim vjen edhe pse parashikimet flasin për të ardhura rekord, të cilat pritet të tejkalojnë 11 miliardë dollarë.

Sipas raportimeve të ‘The Athletic’, kjo ulje e fondeve lidhet me objektivin e FIFA-s për të destinuar të paktën 90% të buxhetit për zhvillimin e futbollit në nivel global. Megjithatë, strategjia ka filluar të krijojë vështirësi për qytetet pritëse. Shumë shpenzime organizative, si ato për sigurinë, parkingjet apo përgatitjen e ‘fan zone’ do të mbeten përgjegjësi e autoriteteve lokale. Disa qytete tashmë kanë reduktuar projektet e tyre ose kanë anuluar disa aktivitete dytësore.

Situatën e komplikon edhe rritja e ndjeshme e çmimeve të biletave: për finalen flitet për shifra që mund të arrijnë deri në 8,680 dollarë. Pavarësisht shqetësimeve, FIFA ka garantuar se uljet nuk do të kompromentojnë sigurinë apo zhvillimin normal të turneut. Për organizimin e eventit do të angazhohen rreth 5,000 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB