Një problem i madh për uraganin Bayern, tre dëmtime në ndeshjen ndaj Atalantës
Enzo Fernadez duket se nuk ka mbetur shumë i kënaqur me disa vendime të marra nga drejtuesit e Chelseat dhe kësaj i shtohet edhe situata aktuale e klubit. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, argjentinasi ka shprehur gatishmërinë për të kërkuar një skuadër tjetër, nëse Chelsea nuk do të hyjë në zonën Champions për sezonin e ardhshëm
Mësohet se mesfushori nuk është shumë dakord me largimin e trajnerit të mëparshëm të skuadrës Enzo Maresca dhe sezoni i Chelseat nuk është konstant. Kështu që futbollisti nëse Blutë nuk do të sigurojnë pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube sezonin e ardhshëm atëherë argjentinasi mund të marrë vendimin e tij për t’u larguar
Aktualisht klubi londinez është në vendin e 5 në Premier League me 48 pikë, 3 më pak se Aston Villa në vendin e katërt. Për momentin Blutë nuk janë në pozicionin që pretendon Enzo Fernandez edhe pse duhen edhe 9 ndeshje nga mbyllja e kampionatit.
Chelsea po konkurron në disa fronte në këtë sezon. Prania në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve dhe në çerekfinale të FA Cup mund ta lodhin dhe të shkaktojnë shpenzime energjish te Chelsea për kampionatin dhe kështu Liam Rosenior duhet të menaxhojë ngarkesën fizike duke parë këto impenjime të skuadrës së tij.
Ndërkaq, Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain që janë në dijeni të situatës së futbollistit, po monitorojnë gjithçka dhe mund të jenë destinacionet e ardhshme të argjentinasit me trajnerin e parizienëve, Luis Enrique që e pëlqen Enzo Fernandez.
Top Channel