Emanuel Ernest e mbyll shumë shpejt aventurën e tij me Tiranën. Vetë futbollisti e ka konfirmuar ndarjen e rrugëve e klubin bardheblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

‘Faleminderit shumë Tirana. Ne vendosëm në këtë moment, që zgjidhja më e mirë për të dyja palët është që të ndajmë rrugët. Jam tani i lirë. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi në klub për çdo gjë. Ju uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shkoni përpara’– shkruan Ernest në postimin e tij

Emanuel Ernest u rikthye me bujë në merkaton e janarit te skuadra e Tiranës, por gjërat për 25 vjeçarin nuk shkuan siç kishte parashikuar dhe kështu ai i thotë lamtumirë skuadrës kryeqytetase duke u bërë edhe largimi i parë nga bardheblutë me Orges Shehin në stol.

Në këtë aventurë të tij te Tirana, Emanuel Ernest zhvilloi 11 ndeshje me fanelën bardheblu, por ai që do të kujtohet prej tij është vetëm asisti i tij për Etien Taren në fitoren ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë. Tirana po përjeton një sezon të vështirë teksa e sheh veten në vendin e fundit të klasifikimit duke ndjerë gjithjnjë e më shumë hijen e Kategorisë së Parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB