Live Leverkusen-Arsenal/ Shtangen “Topçinjtë”, gjermanët kalojnë në avantazh (Video)
Të gabosh stadium me vetëm 550 km dhe të gjendesh duke parë ndeshje të Divizionit të Tretë të futbollit anglez në vend të asaj Ligës së Kampioneve? Kjo është ajo që i ka ndodhur një tifozi spanjoll të Barcelonës që banon në Londër, që kishte dëshirë të ndiqte skuadrën e Flick në përballjen me Newcastle, por e pa veten në stadiumin e Exeter City që është pjesë e Ligës së Tretë në futbollin anglez.
Gabimi i tifozit që ne dukje është i pabesueshëm, lind nga fakti që të dy stadiumet kanë të njëjtin emër: St.James Park. Tifozi spanjoll me siguri kishte shkruar emrin në navigatorin e tij dhe u drejtua prej tij pa e kontrolluar destinacionin që donte ai. Me të arritur në vend e kuptoi se kishte gabuar totalisht dhe ai që e ngushëlloi ishte Adam Spencer, përgjegjësi i grupimit të tifozëve të Exeter.
‘Nuk fliste mirë anglisht-tregon Spencer-ishte shumë i zhgënjyer dhe pak i turpëruar dhe kështu e ftuam të shihte një ndeshje në St.James Park’.
Fati deshi që skuadra e Exeter pikërisht mbrëmjen e së martës kishte ndeshjen me skuadrën kryesuese të kampionatit Lincoln që e fitoi 1-0. ‘Mund të kthehet kur të dojë-shtoi Spencer. Gjithsesi, tifozi spanjoll përjetoi një mbrëmje futbolli edhe pse ishte krejt ndryshe nga ajo që kishte parashikuar.
It was a tale of two cities and two very different football grounds for an @FCBarcelona fan who turned up at the wrong St James Park last night 🏟️
The Spanish supporter, who made the journey to Devon from London, turned up at the turnstiles of Exeter City’s Adam Stansfield stand… pic.twitter.com/uhpqsKWWQT
— Exeter City FC (@OfficialECFC) March 11, 2026
Top Channel