SHBA, skandal bastesh në MLS, përjashtohen përjetë Derick Jones dhe Yaw Yeboah
Rodri hyn në telashe dhe e sheh veten në shënjestrën e Policisë së Manchesterit. Fqinjët e mesfushorit të Manchester City në kompleksin rezidencial në Salford e kanë akuzuar për mosrespektim të privatësisë dhe ngacmim.
Futbollisti spanjoll është denoncuar te autoritetet për shkak të përdorimit të shpeshtë të një droni pranë dritareve të gratacelëve pranë banesës së tij, duke shkaktuar zemërimin e fqinjëve që ankohen për ndërhyrje të patolerueshme në jetën e tyre private.
Ndërsa, forcat e rendit kanë nisur hetimet për të verifikuar respektimin e normave të rrepta për fluturimet në zonat urbane dhe nëse bëhet fjalë për krimin e voyeurizmit, fqinjët janë në revoltë, të lodhur me dritat e gjelbra të dronit që patrullojnë katet e larta.
Tani iu takon agjentëve që të marrin në pyetje yllin e Manchester City për të sqaruar nëse pasioni i tij për teknologjinë e ka thyer ligjin, duke e shndërruar një argëtim në kohën e lirë në një çështje gjyqësore që trondit qetësinë e skuadrës së Pep Guardiolës.
Top Channel