Telashe për Rodrin, fqinjët e denoncuan për një dron, policia angleze nis hetimet
Major League Soccer në SHBA, zyrtarizoi skualifikimin për jetë të futbollistëve Derick Jones e Yaw Yeboah, që u përjashtuan nga kampionati për përfshirjen në trukimet e ndeshjeve gjatë sezoneve 2024 dhe 2025.
Hetimet e kryera nxorrën në dritë një skandal të papreceëdentë; të dy futbollistët kishin vënë bast në shumë ndeshje, madje arritën deri te manipulimet në fushë të eventeve specifike për të garantuar fitim të sigurt, si në rastin e konfirmuar për kartonin e verdhë të akorduar të Jones në ndeshjen mes Columbus dhe Red Bulls.
Edhe pse Komisioneri i MLS, Don Garber deklaroi se Liga do të vazhdojë të jetë e palëkundur në impenjimin e saj për të ruajtur integritetin e ndeshjeve, episodi rihapi debatet për brishtësinë e sistemit sportiv ndaj basteve, sidomos përsa iu përket atyre për kartonët e verdhë të individëve.
Për Jones dhe Yeboah që ishin pezulluar në mënyrë administrative në muajin tetor, ky vendim shënon fundin përfundimtar të karrierës së tyre në SHBA duke vijuar me precedentët e tjerë që kanë pasur si protagonistë të tjerë sportistë që të pësojnë një sanksion të tillë për thyerje të kodës etike të federatës.
Top Channel