Nafta mbi 100 dollarë për fuçi/ Trump i paqartë për fundin e luftës me Iranin, “The Guardian”: Deklaratat e Presidentit janë kontradiktore
Këngëtarja Rihanna është larguar përkohësisht nga Los Angeles pas incidentit të rrezikshëm me armë zjarri, që ndodhi të dielën, më 8 mars 2026, jashtë rezidencës së saj, që ndodhi të dielën, më 8 mars 2026.
Sipas mediave ndërkombëtare, Rihanna u pa të hënën pasdite duke hipur në një fluturim nga aeroporti Van Nuys, ndërsa çantat e saj po ngarkoheshin në automjete për transport në aeroport. Largimi i saj ndodh ndërsa autoritetet vijojnë hetimin e ngjarjes.
Ivanna Lisette Ortiz, 35 vjeçe, është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Autoritetet thonë se ajo dyshohet se qëlloi disa herë drejt rezidencës së këngëtares nga makina e saj. Sipas raportimeve, Ortiz kishte shfaqur një qëndrim obsesiv ndaj Rihannës përmes postimeve në mediat sociale, duke përfshirë mesazhe të frikshme si: “Rihanna, kur ti të vdesësh, Zoti do të më udhëheqë drejt të ardhmes sime.”
Rihanna Appears to Leave Town Amid Shooting Investigation At Her Home https://t.co/ZJQD4CQUj4 pic.twitter.com/6lOZI7tRdN
— TMZ (@TMZ) March 10, 2026
Ajo ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa lirimi me kusht është caktuar në 10,225,000 dollarë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e yjeve të mëdhenj, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e sulmit.
Top Channel