Udhëtimi drejt Milanos i Gerry Cardinale i solli fat Milanit dhe i dha mundësinë të ketë pak më të qartë dinamikat brenda klubit. Ndeshja derbi përkoi me një nga mbrëmjet më të mira të Massimiliano Allegrit duke e bërë të dukshme në sytë e pronarit të klubit rëndësinë që ka prania e tij në programimin e së ardhmes.

Vendi në zonën Champions tashmë është i blinduar si opsion për rinovimin deri në vitin 2028. Asgjë e re sidoqoftë. Ajo që ndryshon pas fitores me Interin, përvec rihapjes së një tuneli për ambicien për titullin, është dëshira për të përfshirë më shumë Allegrin në çështjet që lidhen me organizimin e merkatos. Pra, ta shndërrojnë në një menaxher si në Angli. Ky rol i përshtatet duke qenë se një pjesa e fushës së lojës mund të kryhet me shumë seriozitet nga një staf që tani është pjesë e vendimeve teknike edhe pse fjalën e fundit e thotë gjithnjë Allegri.

Dihet se cili është motivi i mosmarrëveshjeve të javëve të fundit; dëshira e Allegrit për të bashkëpunuar në mënurë më aktive në tratativat e merkatos, në mënyrë që të ketë një skuadër që t’i përgjigjet sa më mirë që të jetë e mundur kërkesave të tij teknike. Sidomos kur bëhet fjalë për sezonin e ardhshëm kur Milani do të luajë ndeshje në një kompeticion akoma më të rëndësishëm.

Mungesa e qartësisë së kësaj pike, bëri që të dalin zëra për një largim të mundshëm të Allegrit në fund të sezonit, edhe sepse nisën të dëgjoheshin sirenat nga Madridi me Realin që do ta tentonte sërish. Për momentin është e pamundur të imagjinohet një Milan pa Allegrin sezonin e ardhshëm, vetëm nëse nuk do të vijë ndonjë ofertë me të vërtetë e vështirë për t’u refuzuar nga jashtë Italisë. Cardinale nga ana e tij ka bërë të ditur se dëshiron të jetë më shumë prezent  dhe nuk ka ndërmend të heq një trajner që ka diture t’u japë tifozëve shumë kënaqësi në këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB