Khvicha Kvaratskhelia harron Napolin: E adhuroj Parisin, njerëzit janë të respektueshëm
Këtë të martë u mësuan çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë teksa në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ështe hedhur shorti i kësaj fazë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.
Vllaznia, Elbasani, Dinamo dhe Egnatia mësuan fatin e tyre për këtë fazë ndeshjet e së cilës do të luhen me sistemin vajtje ardhje.
Një prej cifteve finaliste është ajo mes Dinamos dhe Vllaznisë, dy skuadra që janë përballur mes tyre edhe sezonin e kaluar në të njëjtën fazë të kompeticionit me Dinamon që doli fituese në atë kohë. Kështu që skuadra e Edi Martinit do të kërkojë që të marrë revanshin ndaj asaj të Ilir Dajës në këtë sezon.
Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Shqipërisë është ajo që vendos përballë Egnatian dhe Elbasanin, dy skuadrat që në kampionat po luftojnë me Vllazninë për titullin kampion të vendit. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen me sistemin vajtje ardhje. Sfidat e para të kompeticionit do të luhen në 8 prill, ndërsa ato të kthimit në 22 prill
Top Channel