FIFA, Gianni Infantino entuziast: Botërori do të jetë një festë totale, janë kërkuar mbi 500 milionë bileta
Humbja e Interit në derbin me Milanin mund të analizohet në disa pika dhe një prej tyre është mungesa e 4 futbollistëve titullarë dhe të gjithë në role delikate duke pasur parasysh sesi luan kjo skuadër prej vitesh.
Bëhet fjalë për Dumfries, Calhanoglu, Lautaro Martinez dhe Thuram, në momentin që Chivu do t’i ketë të gjithë në dispozicion do të mund të marrë frymë lirisht.
Si është Dumfries? Minutat e para nga hyrja e tij në fushë në derbi iu dhanë shpresa tifozeve se Dumfries është ai që njohin të gjithë, por është diçka fiziologjike që ai nuk mund të jetë menjëherë në gjendjen më optimale duke qenë se u rikthye në fushë pas 3 muajsh dëmtimi. Vështirë që ndaj Atalantës ai do të niset si titullar, por do të ketë më shumë minuta. Gjithsesi ai është bashkuar me pjesën tjeter të skuadrës dhe shumë shpejt do të ketë vendin e tij në krahun e djathtë të fushës për të dhënë atë shtysë që Luis Henrique nuk diti ta garantojë. Duke folur për mbrojtjen, përmendim këtu edhe Bastonin; pas përplasjes me Rabiot mori një goditje në tibia dhe te Interi shpresohert që ai të jetë në fushë në sfidën me Atalantën.
Kur kthehet Calhanoglu? Surpriza e hidhur e problemit në aduktor edhe pse është i lehtë bëri që Calhanoglu të humbasë derbin, me turkun që pritet të kthehet në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Po tregohet shumë kujdes për të edhe pse playoffi i Botërorit që do të luajë Turqia e tij sugjerin se mesfushori do të bëjë gjithçka që të jetë në sfidën kundër skuadrës violë.
Kur do të rishohim ThuLa(Thuram e Lautaro)? Nëse për Thuram nuk ka dyshime se do të jetë në ndeshjen ndaj Atalantës duke qenë se derbin e humbi për shkak të etheve, për Lautaro Martinez do të duhet të pritet 1 javë më shumë. Kapiteni i Interit do të bënte gjithçka për t’u kthyer më parë, nuk është rastësi që te Interi është reduktuar numri i golave të shënuar pas dëmtimit të argjentinasit, por aktualisht nuk ka akoma siguri për shanset që mund të jenë për të parë atë në fushë qoftë edhe për pak minuta në ndeshjen ndaj Atalantës; gjithçka do të varet nga stërvitjet e kësaj jave.
Top Channel