Mercedes ishte protagonisti absolut në startin e sezonit të ri në Botërorin e Formula 1. Nëse gara e parë e vitit 2026 u dominua totalisht nga skuaderia gjermane falë zgjidhjeve teknike në avangardë(por të diskutueshme), merita është edhe e një shefi si Toto Wolff, i aftë që të mbledhë rreth vetes persona të aftë dhe t’i vendosë në kushte të mira pune.

Për më tepër, ai vetë ka shfaqur një talent si në menaxhimin sportiv ashtu edhe në atë të bizneseve të tij. E përditshmja britanike ‘The Telegraph’ publikon një artikull sipas të cilit Toto Wolff është i interesuar të blejë 24% të aksioneve të skuderisë Alpine.

Nuk bëhet fjalë për një veprim në aspektin ekonomik për të shqetësuar Alpine, por është një lëvizje për të përforcuar raportet me një skuadër se cilës AMG i shet (dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në 2030), njësinë e fuqisë së motorit për njëvendëshen. Një mënyrë e të bërit biznez që nuk miratohet nga të gjithë; McLaren ka kontestuar faktin që dy skuadra kanë të njëjtin pronar

Të kesh një raport si skuadër klient është ndryshe nga të pasurit në zotërim të rreth 1/3 e pronësisë. Ekuilibrat që në Formula 1 kërkojnë për konsultim skuadrat do të rivihen në diskutim nëse ky operacion do të realizohet. Toto Wolff padyshim nuk ka mungesë likuiditeti duke qenë se në nëntor të vitit të kaluar shiti një pjesë të vogël të aksioneve të tij të Mercedes për 223 milionë euro. Blerja e kuotës prej 24% të aksioneve të Alpine do të kërkonte rreth 517 milionë euro, që Wolff mund ta rikuperojë me ndihmën e disa investitorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB