Do të jetë një sukses, do të jetë Kupa e parë e Botës me 48 skuadra, 104 ndeshje, 16 qytete dhe 3 kombe. Po përballemi me diçka shumë të madhe. Është më shumë se një turne, më shumë se një kompeticion sportiv, është një event social për të cilën bota do të ndalet që ta shohë’-kështu është shprehur presidenti i FIFA, Gianni Infantino në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS teksa foli për Botërorin e kësaj vere.

Entuziazmi i kreut të qeverisë së futbollit botëror për turneun që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë është në nivelet më të larta teksa Infantino foli për interesin shumë të madh që është shfaqur për të.

‘Do të jetë fantastike dhe fenomenale, është një pritje pa precedent, në 4 javë kemi marrë mbi 500 milionë kërkesa për bileta.Është e pabesueshme-vijoi presidenti i FIFA-kemi thuajse 7 milionë bileta, por 500 milionë kërkesa është një shifër që nuk është parë kurrë në historinë e FIFA apo çdo institucioni tjetër. Po mbajmë mënjanë bilera për fazat finale të turneut dhe në ditët e fundit, të gjithë stadiumet do të jenë plot, do të jetë një festë totale’.

Infantino foli edhe për të ardhmen e Botërorit të Klubeve që në sezonin e kaluar u fitua nga Chelsea. 

‘Ishte një sukses, tani po flasim me të gjithë sesi mund ta përmirësojmë-vijoi Infantino-flitet për 32 skuadra, por mund të jenë me shumë. Nuk kemi vendosur akoma se ku do të luhet, do të marrim kohën e nevojshme pas Botërorit për të parë sesi mund ta përmirësojmë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB