Live Galatasaray-Liverpool/ Shpërthen festa turke, vendasit gjejnë golin e avantazhit (VIDEO)
Real Madrid nuk do të ketë shërbimin e Kylian Mbappe në sfidën e parë të 1/8 të Ligës së Kampioneve ndaj Manchester City. Sulmuesi francez po përballet me një dëmtim në gju që e ka shqetësuar që nga muaji dhjetor dhe te skuadra merenges nuk duan të rrezikojnë akoma më shumë me të.
Trajneri i Los Blancos, Alvaro Arbeloa tha në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje se pavarësisht mungesës së Mbappe, skuadra e tij nuk duhet të ndihet inferiore ndaj Manchester City.
‘Jemi Reali i Madridit dhe mendoi se nuk ndihemi kurrë inferiorë ndaj askujt, nuk kanë rëndësi rrethanat dhe as kë kemi përballë-tha Arbeloa-nesër do të përballemi me një kundërshtar që e njohim mirë, identitetin e klubit, trajnerin, futbollistët që është Manchester City…por do të përballemi me shumë shpresa’
Por Mbappe nuk do të jetë mungesa e vetme e Realit të Mardridit në këtë përballje me Citizens. Arbeloa nuk do të ketë në dispozicion të tij as Jude Bellingham, Rodrygo, Militao, Carreras, Alaba dhe Ceballos, edhe këta për arsye dëmtimi. Ai që do të drejtojë repartin e sulmit te Reali i Madridit do të jetë pikërisht Vinicius.
‘Po merr përsipër shumë pëgjegjësi. Kemi nevojë për më të mirën e tij nëse duam të eliminojmë Manchester City-shtoi Arbeloa-jemi të sigurt se Guardiola do të vijë në Madrid me ndonjë surprizë sepse është një trajner që në ndeshje të tilla ka gjithnjë gati diçka ndryshe’
Duke u kthyer te Mbappe, Arbeloa u shpreh me një optimizëm të përmbajtur duke theksuar se është më mirë dhe se shpreson që të kthehet sa më shpejt në fushën e lojës, por prania e francezit në fushë në 17 mars në ndeshjen e kthimit me Citizens, më shumë është një shpresë sesa një siguri dhe me botërorin në horizont dhe gjurin në limite, askush nuk dëshiron të përshpejtojë kohën e rikuperimit të tij.
Top Channel