Aktori i njohur i filmit “Komisari Rex” në Durrës si stërnip i Moisiut të madh 09/03 20:08
Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiut, mendimtarin dhe filantropin Nicolas Berggruen dhe vëllain e tij Oliver Beggruen, historian arti, me titullin “Doctor Honoris Causa”.
Në ceremoni merr pjesë dhe kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako. Titulli i lartë akademik “Doctor Honoris Causa” iu akordua filantropit dhe mendimtarit Nicolas Berggruen.
Ceremonia merr një domethënie të veçantë dhe për lidhjen familjare që vëllezërit Berggruen kanë me Shqipërinë. Ata janë nip nga nëna të aktorit me famë botërore Aleksandër Moisiu, emrin e të cilit mban universiteti i Durrësit.
Top Channel