Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun, rrëzohet kërkesa e PD për Ballën

09/03/2026 15:30

Sekretariati i etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazmet Bardhin dhe Klevis Balliun.

Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit të PS, të cilët kërkuan përjashtimin e kolegëve demokratë pas përplasjeve në seancën plenare të së enjtes së shkuar.

Nga ana tjetër edhe PD ka kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës, por pas shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB