Personi i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Saukut në Tiranë është shtetas turk.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Tiranës, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB