Barcelona, Xavi Hernandez thyen heshtjen: Ishte arritur akordi për kthimin e Messit, Laporta e pengoi
Interi shënoi një tjetër derbi pa fitore. Ashtu si në fazën e parë, skuadra zikaltër u mposht nga rivalët historikë të Milanit me rezultatin e ngushtë 1-0.
Megjithatë kjo ndeshje e pati gjithsesi një moment polemizues sic ishte ai i minutave të fundit i prekjes së topit me dorë te Ricci, por që arbitri Doveri nuk dha asgjë dhe vijoi lojën, madje nuk e pa as në VAR.
Një moment ky që padyshim që ngjalli pakënqësi në radhët e të zikaltërve të cilët pretenduan që episodi të paktën të shihej në sistemin VAR, siç u shpreh Federico Di Marco.
‘Krahu i Riccit? As nuk e kisha parë, e kisha të bllokuar pamjen-tha Dimarco-në ndeshje ka episode në favor dhe disfavor. Duke e parë kështu, krahu duket i hapur. Të paktën të mund të verifikohej në VAR’
Por përtej episodit të Ricci, Dimarco analizoi lojën e skuadrës së tij duke thënë se Interi bëri shumë pak për t’i shkaktuar dëme Milanit
‘Krijuam shumë pak për t’i bërë keq Milanit-shtoi Dimarco-Rasti im? E godita shumë lart, topi kërceu keq nuk ia dola dot ta mbaja poshtë. Kur pësojmë gol, kemi vështirësi për të reaguar, reagojmë por nuk jemi ‘të këqinj’. Përballjet direkte? Nëse 8 muaj më parë do të na thonit se do të ishim 7 pikë para, askush nga ne nuk do ta besonte e askush nuk do të firmoste për këtë. Po bëjmë një kampionat shumë të mirë, skuadra është e bashkuar, gjithçka është në duart tona’.
Top Channel