Partizani ka fituar derbin e vogël të kryeqytetit duke mundur në transfertë Dinamon e Ilir Dajës, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja erbi që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të të kuqve. Golin e parë për skuadrën e Partizanit e shënoi Martinez  e shënoi mbrojtësi Martinez, në minutën e 38-të të sfidës. Ndërkohë që për të vulosur sfidën, mendoi mesfushori Doumbia, në minutën e 51-të.

Me nga një gol në secilën pjesë, Partizani i Oltijon Kërnajës i rrëmben Dinamos vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 42 pikëve ndërkohë që në krahun tjetër me 39 pikë, dinamovitët zbresin në vendin e 5-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB