Luka Modric ishte një prej protagonistëve kryesorë të Milanit në derbin e Madonninës me Interin e fituar nga kuqezinjtë 1-0 me këta të fundit që e reduktuan në 7 pikë diferencën me zikaltrit kryesues të Serie A

‘Gjithnjë kemi besuar. Nuk mendojmë për këtë, mendojmë ndeshje pas ndeshje. Në pjesën e parë zhvilluam një ndeshje shimë të mirë, në pjesën e dytë Interi u përmirësua-tha Modric për DAZN-por ne bëmë një mbrojtje si skuadër, e merituam këtë fitore. Tani të mendojmë për fundin e sezonit për të vazhduar në këtë mënyrë’

Mesfushori kroat, që tashmë është në moshën 40 vjeçare, foli për të ardhmen e tij dhe të trajnerit Massimiliano Allegri.

‘Ka gjithnjë zëra rreth skuadrës, por nuk më interesonte. Jam shumë i kënaqur që jam këtu-vijoi Modric-ishte diçka e bukur të shihja Sergio Ramos në stadium; kur kapiteni vjen këtu, duhet të fitosh. Gjithsesi nuk mendoj për asgjë tjetër, mendoj vetëm për të punuar’

Heroi i Milanit në sfidën me Interin u bë pikërisht Pervis Estupinan që shënoi golin e fitores së kuqezinjve.

‘Është goli më i rëndësishëm i karrierës sime-tha Estupinan-punuam shumë gjatë kësaj jave dhe ky është rezultati. Aksioni i golit ishte i përgatitur? Kemi punuar gjatë javës, trajneri më tha të sulmoja dhe gjeta momentin e duhur’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB