Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashic e tërhoqi një deklaratë të mëparshme të bërë për shefin e ekzekutivit Albin Kurti, duke kërkuar ndjesë për pështjellimin e krijuar.

Rachic e quajti gabimin e tij personal e tha se ishte ngatërruar kur pohoi më herët se për hatër të tij, Kurti kishte vendosur t’i jepte Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë. Ministri pretendon se e kishte mbivendosur këtë ngjarje me pranimin kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije gjatë Krishtlindjeve ortodokse të vitit 2023.

“E vërteta është se, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje, të cilat kanë ndodhur shumë pranë njëra-tjetrës dhe tashmë kanë kaluar tre vjet ose më shumë. Unë i lidha gabimisht me kthimin e tokës së Deçanit ato që në fakt ishin fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”, u shpreh ai për mediat në Prishtinë, teksa këmbënguli të kërkonte falje duke theksuar në të njëjtën kohë se ky gabim nuk ishte i qëllimshëm.

Më parë, në një intervistë për Radio Gorazhdec, Rashic kishte folur për marrëdhëniet me kryeministrin Kurti dhe vendimet e Qeverisë që prekin komunitetin serb. Ai qe shprehur se ishte këmbëngulja e tij çoi në zbatimin e vendimit për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, dhe sipas Rashicit, Kurti i kishte thënë: “E kam menduar shumë këtë gjë dhe po e bëj vetëm për shkakun tënd”.

Ndaj kësaj situate kishte regular Meliza Haradinaj, këshilltare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila qe shprehur se kjo çështje prek sovranitetin e Kosovës dhe nuk mund të trajtohet si favor personal mes kryeministrit dhe ministrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB