Aksioni ‘blic’ në Vlorë dhe zbulimi i grupit kriminal të Hajrullës, GJKKO lë në burg Flodian Plaku dhe ish-shefin e krimeve
Partia Socialiste ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Vendimi i maxhorancës u bë publik sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja argumentoi se pas largimit nga detyra të Ballukut, tashmë ka një realitet të ri dhe SPAK mund t’i vijojë hetimet edhe pa masën e arrestit.
Rekomandimi i PS-së është depozituar tashmë në Kuvend, ku ndodhet edhe rekomandimi i demokratëve që kërkojnë hapjen e rrugës për arrestimit të ish-zv.kryeminsitres.
Votimi në Parlament është parashikuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, në të njëjtën ditë kur demokratët kanë paralajmëruar një protestë kombëtare.
Përditësimet LIVE
Zbardhet raporti i plotë i grupit të socialistëve, ku argumentojnë se përse janë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Vendimi i maxhorancës u bë publik sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja argumentoi se pas largimit nga detyra të Ballukut, tashmë ka një realitet të ri dhe SPAK mund t’i vijojë hetimet edhe pa masën e arrestit.
Në përfundim të fjalës së tij për mbi një orë, kryeministri Rama falënderoi Ballukun për drejtimin e ministrisë së Infrastrukturës për gjashtë vite duke shtuar se në përballjen me gjyqësorin ajo do të ketë në krah vetëm avokatët e saj.
Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama tha se kërkesa për arrestim të Belinda Ballukut erdhi pas një incizimi, që ai e quajti qesharak, mes dy zonjave, ku njëra ishte e pandehur dhe pretendonte se ishte kërcënuar për dëshminë e dhënë.
Kryeministri Edi Rama tha se nëse prokurorët vijnë në kuvend për të kërkuar heqjen e lirisë së një deputeti, duhet të armatosen me prova. Sipas tij në rastin e Belinda Ballukut, PS del me qëndrim të prerë për kundërshtimin e dhënies së lejes për arrest.
“Nuk është trysni por kryerje e detyrës tonë, sepse nuk keni kushtet për të pasur pranimin tonë. Le ta hetojnë deri në fund Belinda Ballukun, por të mos fyejnë inteligjencën tonë duke thënë se rrezikon të prishë provat”, tha Rama.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se në lidhje me situatën e Belinda Ballukut, po i bëhet gjyq popullor para se t’i bëhet gjyqi nga autoritetet e drejtësisë.
Rama tha se nuk mund të kërkohet arrest pa gjyq, teksa shtoi se e vërteta e madhe e drejtësisë është prezumimi i pafajësisë për këdo që hetohet.
Gjatë analizës për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës që drejtohej nga Belinda Balluku, kryeministri Rama i kujtoi SPAK-ut se mund të hetojë procesin e privatizimit të katër hidrocentraleve në favor të KURUM.
Sipas tij kompania mori hidrocentralet pasi qeveria e PD-së deri në 2013 nuk i rimbursoi TVSH-në.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS këtë të hënë, teksa u lexua raporti i PS në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama u ndal edhe te akuzat që janë hedhur nga opozita.
Kreu i PS iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke i kujtuar humbjen që pati në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.
“Belinda Balluku e çoi PD për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa e konfirmoi si drejtuese qarku për Fierin në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ta shpallë as fajtore dhe as të pafajshme Belinda Ballukun në lidhje me ato që SPAK po heton.
Ai tha se vijën e kuqe që ka vendosur për të gjithë socialistët pas vënies në funksion të reformës në drejtësi, nuk do ta shkelë as në rastin e saj.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres.
Pas leximit të raportit të PS për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, ka folur në mbledhjen e grupit socialist edhe kryeministri Edi Rama.
Rama u shpreh se ndaj saj nuk ka akuzë as për vjedhje dhe as për korrupsion, por dyshime për shkelje barazie në tendera, që si
PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se nuk e pengon hetimin.
“Në përfundim ne si anëtarë të mazhorancës në Këshillin për Imunitetet arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me masën më të rëndë të arrestimit me burg apo në shtëpi”, tha Ulsi Manja.
Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku Ulsi Manja prezanton raportin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Top Channel