LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, djali i Khameneit zyrtarisht lideri i ri suprem i Iranit, Trump: Asnjë udhëheqës nuk e ka të gjatë pa miratimin tim. Izraelit vijon fushatën ushtarake në Liban ndaj Hezbollahut

09/03/2026 09:00

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme është futur në ditën e 10-të.

Pas mbledhjes së Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, mediat iraniane raportuan se djali i Ajatollah Ali Khameneit është shpallur zyrtarisht lideri i ri suprem i vendit.

Ndërkohë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) vijojnë fushatën e tyre në Liban për të goditur pozicionet e Hezbollahut të financuar nga Irani.

Numri i viktimave në fqinjin e Izraelit ka arritur në 400, ndërsa sulmet iraniane në rajon i morën jetën dy personave në Riyadh, sipas zyrtarëve të lartë të Arabisë Saudite.

Përditësimet LIVE, 9 mars 2026

07:59 Sulm me dron iranian në Bahrein: 32 civilë të plagosur në Sitra, mes tyre edhe fëmijë në gjendje të rëndë

Një sulm me dron iranian herët në mëngjes plagosi 32 civilë, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, në Sitra të Bahreinit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë të raportuara nga Agjencia zyrtare e Lajmeve të Bahreinit.

Irani goditi rafinerinë më të madhe të Bahreinit të hënën në mëngjes. Ushtria izraelite po përgatitet për një luftë njëmujore, sipas mediave izraelite.

Përditësimet LIVE, 8 mars 2026

22:50 Papa Leonit XIV i bën thirrje palëve të luftës në Iran: Ndaloni zhurmat e bombave dhe armëve, zhvilloni dialog

Papa Leoni XIV, duke iu drejtuar besimtarëve katolikë në mbarë botën, kërkoi që “zhurma e tmerrshme e bombave dhe armëve të ndalet dhe të ketë vend për dialog, në mënyrë që zëri i popujve të dëgjohet”.

22:35 Macron telefonatë me presidentin Iranian: I kërkova ndalimin e sulmeve ndaj vendeve në rajon dhe hapjen ngushticës së Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara se të niset për në Qipro për të “forcuar sigurinë” rreth vendit të BE-së dhe Mesdheut lindor.

“Theksova nevojën që Irani të ndalojë menjëherë sulmet e tij ndaj vendeve në rajon”, tha presidenti francez nëpërmjet X, udhëheqësi i parë perëndimor që flet me presidentin iranian që nga shpërthimi i luftës Iran-Iran.

22:21 Vjen njoftimi zyrtar nga qeveria iraniane, djali i Khameneit emërohet lideri i ri suprem i Iranit

Djali i Ali Khameneit është emëruar lideri i ri suprem i Iranit, sipas mediave shtetërore.

Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën. Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar që nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar.

22:12 Forcat izraelite bëjnë bilancin pas një jave luftë: Kryem 3400 sulme dhe çaktivizuam 150 sisteme mbrojtëse iraniane

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim mbi operacionet e tyre, një javë pasi nisën sulme të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.

Zëdhënësi Effie Deffrin thotë se forcat izraelite kanë kryer “afërsisht 3,400 sulme” dhe “kanë çaktivizuar më shumë se 150 sisteme mbrojtëse iraniane”.

21:45 Bastisja në objektet e naftës, tensione mes SHBA-Izrael

Tensione raportohen midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për shkak të sulmeve ndaj objekteve iraniane të naftës.

Sipas transmetuesit izraelit Channel 12, duke cituar një burim sigurie amerikan, Tel Avivi e informoi Uashingtonin paraprakisht për planet e tij për të sulmuar objektet e naftës, megjithatë pa specifikuar fushëveprimin e sulmeve.

21:38 U plagos rëndë gjatë sulmit iranian në Kuvajt më 1 mars, ndërron jetë ushtari i shtatë amerikan

Anëtari i shtatë i shërbimit amerikan ka humbur jetën nga plagët e marra nga një sulm i 1 marsit ndaj trupave amerikane në Arabinë Saudite.

21:26 Sa mund ta përballojë Irani një luftë nga ana logjistike?

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Irani ishte përgatitur për një luftë të gjatë, theksoi Ali Larijani, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, në ditën e tretë të luftës. Larijani përsëriti kështu atë që zyrtarë të tjerë (ende) të Republikës Islamike kanë shpallur që nga 28 shkurti: “Ne do të mbrohemi, pavarësisht kostos”.

20:56 “Emri i Khameneit do të vazhdojë si lider i Iranit”, zyrtari i lartë Iranian: Votimi ka mbaruar

Emri i Khameneit si udhëheqës i Iranit do të vazhdojë, tha sot një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, organi i ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është shpallur ende.

Në një video të transmetuar nga mediat iraniane, Hosseinali Eshkevari tha se “çështja e përcaktimit të udhëheqjes… është përfunduar”.

19:32 SHBA plan për operacion të posaçëm tokësor, kërkon të sekuestrojë uraniumin e Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e vendosjes së forcave speciale në terren për të sekuestruar uraniumin e Iranit, i cili është pasuruar afër nivelit të nevojshëm për një armë bërthamore, raportoi sot Bloomberg.

SHBA-të e konsiderojnë 450 kilogramët e uraniumit të pasuruar 60% të Iranit si një kërcënim serioz, pasi do të duheshin vetëm javë për ta pasuruar atë në nivele të përshtatshme për armë. Në mënyrë specifike, uraniumi përdoret për të prodhuar karburant për reaktorët, por edhe për të ndërtuar armë bërthamore.

19:13 Fundosja e anijes iraniane në brigjet e Sri Lankës, shkon në 104 numri i viktimave, 32 mbetën të plagosur

Të paktën 104 personel iranian u vranë dhe 32 u plagosën në sulmin amerikan ndaj anijes luftarake iraniane javën e kaluar, sipas ushtrisë iraniane.

Gjatë konfliktit aktual, anija IRIS Dena u godit me raketa nënujore dhe u fundos nga një nëndetëse amerikane në Oqeanin Indian.

19:00 Lufta në Gjirin Persik/ Libani: 400 të vdekur nga bombardimet izraelite, mes tyre 83 fëmijë. Tymi i zi “mbyt” Teheranin pas sulmeve të IDF

Gati 400 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi fushatën e tij në Liban kundër Hezbollahut në fillim të kësaj jave, tha ministri i shëndetësisë i vendit.

Ndër të vdekurit përfshihen 83 fëmijë dhe 42 gra, ndërsa të plagosurit përfshijnë 254 fëmijë dhe 274 gra, tha Nasser.

18:50 Sulmi ndaj uzinës destiluese në Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë përfshirjen e tyre

Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan se ishin të përfshira në një sulm ndaj një uzine distiluese në Iran, tha një zyrtar i lartë për Jerusalem Post.

Raportimet fillestare sugjeruan se sulmi i Emirateve ishte një përgjigje e mundshme e parë ndaj sulmeve të fundit iraniane me dronë dhe raketa në rajonin e Gjirit.

18:30 Ushtria izraelite pranon gabimin: Bombarduam disa shtëpi, po tentonim të rrëzonim një dron të Hezbollahut

Një helikopter i forcave të armatosura të izraelit bombardoi gabimisht disa shtëpi në zonën e veriut të vendit.

Incidenti ndodhi gjatë tentativës për të rrëzuar një dron të Hezbollahut në zonën Qyriat Shmona.

18:25 Teherani shënjestron sërish Tel Avivin, raketa iraniane godet një parking në kryeqytetin izraelit, plagosen 5 persona

Një sulm i ri raketor nga Teherani drejt Tel Avivit ka lënë 5 persona të plagosur, njërin prej tyre në gjendje të rëndë.

Konkretisht, pak pas orës 3 pasdite, një nga raketat balistike që Teherani po dërgon në valë çau mbrojtjen ajrore izraelite dhe goditi një parking në juglindje të kryeqytetit izraelit.

18:08 Pak orë pas kritikave nga Trump, Starmer zhvillon telefonatë me presidentin amerikan, u shqyrtua përdorja e bazave ajrore britanike

Donald Trump dhe Keir Starmer kanë zhvilluar një telefonatë disa orë pas kritikave të fundit të presidentit amerikan ndaj kryeministrit britanik.

Ata diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimin ushtarak midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, sipas një zëdhënësi të Downing Street.

17:56 Dy të vrarë dhe 12 të plagosur pasi një predhë godet Riadin, ndodheshin brenda një kompleksi

Mbrojtja Civile Saudite thotë se dy persona kanë vdekur pasi një predhë goditi një zonë banimi në Provincën e Riadit.

17:26 “Askush nuk e di kush se do jetë lideri i radhës”, ministri i Jashtëm iranian: Nuk do lejojmë askënd të përfshihet në punët tona të brendshme

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se “askush nuk e di” se kush do të jetë udhëheqësi suprem i ardhshëm, mes raportimeve se organi përgjegjës ka zgjedhur një zëvendësues për Ajatollah Ali Khamenei-n.

16:54 “SHBA është në duart e njerëzve të papërgjegjshëm”, ish kryeministri francez: Sulmi ndaj Iranit më katastrofike se ajo në Irak

Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në duart e njerëzve krejtësisht të papërgjegjshëm që po luajnë me fatin e popujve të botës duke i imponuar njerëzimit ligjin e xhunglës, tha në një intervistë ish-kryeministri francez Dominique de Villepin.

16:30 Zbulim i ri për sulmin e Iranit ndaj bazës britanike në Qipro, droni që u përdor ishte i pajisur me teknologji ushtarake ruse

Droni që goditi bazën ajrore britanike në Qipro ishte i pajisur me teknologji ushtarake ruse, sipas The Times.

16:16 Situata në Lindjen e Mesme, Trump: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit nuk do të zgjasë shumë, nëse ne nuk japim miratimin tonë

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit “nuk do të zgjasë shumë” pa miratimin e SHBA-së, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një deklaratë për ABC News.

15:29 Trump “shënjestron” Kubën/ Presidenti i SHBA: Ndryshime të mëdha së shpejti, sistemi aktual ka marrë fund

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja po “pret me padurim ndryshimin e madh që do të vijë së shpejti në Kubë” dhe ka sugjeruar se administrata e tij mund të arrijë një marrëveshje me Havanën.

15:03 Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin/ SHBA dhe Izraeli godasin 5 rafineri nafte

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar për herë të parë Iranin, pretendojnë mediat izraelite, sipas të cilave shënjestra ishte një impiant shkripëzimi.

13:20 Departamenti i Shtetit miraton shitjen e mijëra bombave Izraelit, vlera e pajisjeve ushtarake rreth 151 milionë dollarë

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi të premten shitjen e mundshme të pajisjeve ushtarake Izraelit me vlerë rreth 151.8 milionë dollarë, në një kohë kur të dy vendet kanë nisur një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Iranit, duke ndezur tensione në Lindjen e Mesme.

 12:40 ‘Opsioni më i mirë’, Klerikët iranianë vendosin: Zgjidhet udhëheqësi suprem i Iranit

Pas vdekjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, një prej klerikëve të lartë, Ajatollah Ahmad Alam al-Hoda, konfirmoi se Asambleja e Ekspertëve me 88 anëtarë ka emëruar udhëheqësin e ri.

12:15 Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt, goditet një impiant desalinimi në Bahrein

Vendet e Gjirit po përballen me një valë të re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë, ndërsa konflikti i shkaktuar nga veprimet e Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit po përshkallëzohet.

12:10 Lufta në Lindjen e Mesme/ “Ata do të preferonin të vdisnin në bombardime sesa në burgjet e regjimit”, thotë një grua nga Teherani

Një grua nga Teherani ka folur për BBC-në rreth kushteve në kryeqytetin iranian dhe efekteve të represionit shtetëror.

12:06 “S’ndryshohet regjimi në Iran”/ Ministri i Jashtëm kinez zbut tonet me SHBA: Nuk duhej luftë, por ne do bashkëpunojmë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, deklaroi se lufta në Lindjen e Mesme “nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, ndërsa bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe respektimin e rendit ndërkombëtar.

11:42 Një tjetër tramvaj del nga shinat në Milano, në bord vetëm shoferi, shpëton pa lëndime

Një tjetër në Milano doli nga shinat të martën, në një incident që nuk shkaktoi dëmtime.

11:10 Prej katër ditësh në çadër, banorja nga Libani flet për Top Channel: U larguam nga banesat tona prej bombardimeve, policia po na përzë

Libani është një tjetër vend që është bërë pjesë e bombardimeve pas konflikteve në Lindjen e Mesme.

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme është reflektuar edhe jashtë rajonit. Gjatë natës një shpërthim i fortë u dëgjua pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB