Foto Ilustruese

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Saukut në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku i plagosur ka mbetur një shtetas turk.

Paraprakisht dyshohet se edhe autori është me origjinë nga Turqia.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“-njofton policia.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB