‘Gati për një eksperiencë jashtë Gjermanisë’/ Goretzka iu bën thirrje klubeve të Serie A
Një episod i pabesueshëm u regjistrua gjatë ndeshjes së Bundesliga 2 në Gjermani mes Preussen Munster dhe Hertha Berlin.
Një tifoz hyri në fushën e lojës dhe stakoi prizën e monitorit të sistemit Var duke e bërë të pamundur për arbitrin të rishihte një episod të asaj sfide.
Arbitri Felix Bickel u kërkua në VAR për për akordimin e një 11 metërshi, por monitori nuk funksionoi pas ‘ndërhyrjes’ së një tifozi që e kishte mbuluar fytyrën. Kështu që vendimi u mor direkt nga arbitrja në sallën VAR Katrin Rafalski që i komunikoi Bickel se ka akorduar penallti për Hertha Berlin që u ekzekutua saktë.
‘Një spektator hyri pa leje në fushë dhe hoqi prizën e pajisjes teknike-theksonte Preussen Munster në një komunikatë duke shprehur edhe keqardhjen për atë çfarë ndodhi duke shtuar se do të bëjë gjithçka mundet për të identifikuar dhe dorëzuar te drejtësia përgjegjësit e këtij veprimi’.
Have you ever seen anything like this?
During 2.Bundesliga match between Munster & Hertha Berlin, fans disrupted game by unplugging VAR cable.
Hertha had been awarded penalty, but ref was unable to review footage on monitor. VAR made call from Cologne.pic.twitter.com/2obPcAi040
— Sacha Pisani (@Sachk0) March 9, 2026
Top Channel