Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave
Vendet e Gjirit po përballen me një valë të re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë, ndërsa konflikti i shkaktuar nga veprimet e Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit po përshkallëzohet.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Kuvajtit, dy roje kufitare humbën jetën gjatë sulmeve, ndërsa aeroporti ndërkombëtar i vendit u godit në rezervuarët e karburantit, por zjarri u vënë nën kontroll pa lëndime të tjera serioze. Në Bahrein, një impiant desalinimi u dëmtua, ndërsa tre persona u plagosën nga mbeturinat e raketave.
#Bahrain reports damage to desalination plant after #Iranian drone attackhttps://t.co/wTC1gOAHC5#KUNA #Kuwait pic.twitter.com/BriXARIy0x
— Kuwait News Agency – English Feed (@kuna_en) March 8, 2026
Sulmet e fundit vijnë pas disa ditësh tensioni, gjatë të cilit Irani ka goditur bazat amerikane në Juffair dhe Arabia Saudite ka ndaluar 33 dronë sulmues. Presidenti iranian Masoud Peskov paralajmëroi se vendi i tij do të reagojë nëse territoret fqinj përdoren për sulme kundër Iranit.
Që nga fillimi i konfliktit, sulmet iraniane në rajon kanë shkaktuar 16 viktima, përfshirë tetë civilë, duke theksuar përshkallëzimin e tensioneve në Gjirin Persik dhe rrezikun për stabilitetin rajonal.
Top Channel