Dygolësh i Nico Gonzales me Atletico Madrid, edhe sa duhet për blerjen përfundimtare nga Juventusi për 30 mln euro

08/03/2026 10:38

Atletico Madrid mundi Real Sociedad duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampione dhe njëkohësisht duke konsoliduar vendin e tretë në klasifikim. Për këtë Los Colchoneros duhet të falenderojnë edhe Nico Gonzales që në sfidën e së shtunës në Metropolitano shënoi një dygolësh në gjysmëorën e fundit.

Nico Gonzales u transferua te Atletico Madrid verën e kaluar nga Juventusi në formë huazimi me të drejtë blerejeje dhe deri tani ka 3 gola të shënuar me fanelën e Atleticos, megjithatë blerja nga ana e klubit madrilen mbetet ende larg

Transferimi u konkretizua për një huazim  me 1 milionë euro, shifër që mund të rritet me 1 milionë euro më shumë nëse arrihen objektiva të caktuara.

Marrëveshja që është e vlefshme deri në 30 qershor të këtij viti, parashikon të drejtën e blerjes së futbollistit për 32 milionë euro, e destinuar që të shndërrohet ne detyrim blerjeje nëse argjentinasi do të arrijë të luajë 60% të ndeshjeve në La Liga(21 ndeshje) me të paktën 45 minuta. Për momentin Nico Gonzales ka koleksionuar 13 ndeshje (prej të paktën 45 minuta aktivizim) në kampionatin spanjoll.

Top Channel