Atletico Madrid dhe Real Sociedat janë skuadrat që do të luajnë në finalen e Kupës së Mbretit, por përpara se të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin spanjoll, këto dy skuadra matën forcat mes tyre në kampionat, në sfidën e vlefshme për javën e 27.

Në Metropolitano ajo që mori më të mirën ishte skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone që e fitoi këtë përballje me rezultatin 3-2 me Los Colchoneros që i shkëputen Villarrealit në vendin e tretë. Atletico Madrid e nisi në mënyrë perfekte sfidën teksa mori avantazhin që në minutën e 5 me golin e Sorloth. Por skuadra baske reagoi shumë shpejt dhe në minutën e 9 barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Soler.

Në pjesën e dytë u përsërit historia, me Atletico Madrid që në minutën e 67 rimori avantazhin me Nico Gonzales që e çoi rezultatin në 2-1, por edhe në këtë rast skuadra madrilene gjeti përgjigjen e Real Sociedad që barazoi shifrat në 2-2 me golin e Oyarzabal vetëm 60 sekonda më vonë. Historitë e kësaj përballjeje nuk u mbyllën këtu. Në minutën e 81, Nico Gonzales plotësoi dygolëshin e tij duke e çuar rezultatin në 3-2 për Atletico Madrid. Këtë radhë Real Sociedad nuk mundi të kundërpërgjigjej dhe sfida u mbyll me fitoren e skuadrës së Simeones që shkon në 54 pikë, 3 më shumë se Villarreal, ndërsa Real Sociedad mbetet me 35 pikë.

Top Channel