Napoli mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e radhës në Serine A italiane teksa arriti të mposhtë Torinon e Adrian Ismajlit me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku Antonio Conte iu gëzua shumë edhe rikthimit në fushë të Kevin De Bruyne dhe Anguissa.

Në Maradona Stadium, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Napolit për të cilin shënoi, Alisson Santos që në minutën e 7 duke shfrytëzuar një asist të Spinazzolës. Në pjesën e dytë, në minutën e 68, Napoli shënoi sërish këtë radhë me Elmas pas një pasimi të saktë të Politanos për të çuar rezultatin në 2-0.

Në minutën e 87 Torino rihapi llogaritë e ndeshjes me golin e Casadei që shkurtoi diferencën në 2-1. Por pas këtij momenti, historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më me Napolin që mori këtë fitore që e ngjit atë në kuotën e 56 pikëve duke iu afruan në vetëm 1 pikë Milanit të vendit të dytë me kuqezinjtë që do të luajnë të dielën Derbin e Madonninës me Interin, ndërsa Torino mbetet me 30 pikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB