Zelensky viziton vijën lindore të frontit: Rusia po përgatit një ofensivë pranverore Sot u zhvillua ceremonia për betimin e ministrave të rinj në Pallatin e Brigadave.
Ferit Hoxha u betua si Ministër i Punëve të Jashtë, Ermal Nasufi si ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu si ministër Drejtësie, Enea Karakaçi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besfort Lamallari si ministër i Brendshëm, Erjona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Albana Koçiu si zv.kryeministre.
NDRYSHIMET NË QEVERI:
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali
Top Channel