Rusi, arrestohet arbitri që mori rryshfet për t’i dhënë fitoren Khimkit në 2023
Los Angeles Lakers humbën ndeshjen ndaj Denver në kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë, NBA, por në këtë mbrëmje negative, LeBron James shkroi një rekord të ri në historinë e kësaj lige.
Në përfundimin e periodës së katërt në këtë përballje me Nuggets, Lebron James tashmë 41 vjeçar tregohet i saktë në një gjuajtje duke e çuar në 15 838 numrin total të gjuajtjeve të sakta të bëra në karrierën e tij të shkëlqyer.
Një shifër kjo që përbën një rekord historik për kampionatin e NBA, pasi edhe në këtë klasifikim të veçantë, James la pas një legjendë të basketbollit amerikan si Kareem Abdul Jabbar. Tani për ‘The King’ në horizont shfaqet një tjetër kufi, ai për numrin e ndeshjeve të luajtura në total, sepse atij i mungojnë vetëm 6 ndeshje për të kaluar Robert Parish.
Top Channel