Vendimi i IOC/ Sportistët bjellorusë kthehen të garojnë, por jo ata rusë
Formula 1 është e përfshirë vetëm pjesërisht, të paktën për momentin, nga kriza e thellë në Lindjen e Mesme. Çmimi i Madh i Australisë në Melbourne do të zhvillohet rregullisht, pavarësisht disa vështirësive logjistike për skuadrat. Të panjohurat më të mëdha kanë të bëjnë me javët e ardhshme.
Në prill janë në kalendar Gara e Bahreinit dhe ajo e Arabisë Saudite. Nëse kriza nuk do të shuhet, të dyja ndalesat e kampionatit janë në rrezik. Gjithsesi Formula 1 po monitoron me kujdes çdo evoluim. Më e komplikuar është situata e MotoGP.
‘Është e vështirë që të shkojmë në Katar, por nuk mund ta them me siguri tani-tha Carmelo Ezpeleta, Shefi Ezkekutiv i kompanisë që menaxhon Botërorin e MotoGP-a do ta spostojmë? Mund të them vetëm që e përjashtoj mundësinë të shkojmë diku tjetër. Jemi të qetë sepse kemi gjithnjë një Plan B’.
Gara është parashikuar të zhvillohet në fundjavën 10-12 prill në pistën e Lusailit, pranë Dohës. Kujtojmë se ky event në përgjithësi lëviz rreth 1200 persona dhe mbi 300 tonë materiale.
Top Channel